BAROMETER ALBANIAN

SONDAZHI I PRINDËRVE 2018

PËR PRINDËRIT E FËMIJËVE NË ARSIMIN FILLOR (SHKOLLA GJITHËPËRFSHIRËSE)

 

 

0. INTRODUCTION

Bashkëpunimi ndërmjet prindërve dhe shkollës është i rëndësishëm për mirëqenien dhe mbarëvajtjen mësimore të fëmijës në shkollë. Shoqata suedeze dhe finlandeze e prindërve (Suomen Vanhempainliitto dhe Förbundet för Hem och Skola) organizojnë një anketë ndër prindërit e fëmijëve të arsimit fillor në Finlandë. Sondazhi do të grumbulloj informacione mbi mënyrën se si prindërit perceptojnë dhe përjetojnë edukimin e fëmijës së tyre si dhe bashkëpunimin shtëpi-shkollë. Çfarë mendojnë prindërit mbi këto tema?

Sondazhi i prindërve, i realizuar në bashkëpunim me universitetin Åbo Academy, i ofron hartuesve të politikave, stafit të shkollës, prindërve dhe aktorëve të shoqatave të prindërve informacione të rëndësishme mbi mënyrën se si prindërit e përjetojnë shkollën e fëmijës së tyre dhe bashkëpunimin me vet shkollën. Sondazhi gjithashtu do të ndihmojë Suomen Vanhempainliitto dhe Förbundet Hem och skola në planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Është gjithashtu e rëndësishme, që shkolla të mësoj, se si prindërit me origjinë emigrante e perceptojnë dhe përjetojnë shkollimin e fëmijës së tyre dhe bashkëpunimin me shkollën e fëmijës së tyre. Ky sondazh është përkthyer në gjuhët e folura më gjerësisht në Finlandë.

Opinioni juaj është i çmuar! Ju lutemi t’i përgjigjeni pyetësorit duke u nisur nga vetëm këndvështrimi juaj. Nëse ju keni më tepër se një fëmijë në Arsimin Fillor në Finlandë, ju lutemi t’i përgjigjeni pyetësorit duke pasur në mendje vetëm njërin prej tyre. Nëse ju dëshironi të përgjigjeni për më tepër se një fëmijë, ju lutemi të plotësoni përkatësisht një formular të veçantë për secilin fëmijë. Përgjigjja e pyetjeve të këtij pyetësori është krejtësisht anonime dhe asnjë nga personat e pyetur nuk mund të identifikohet.

Sondazhi është i hapur deri më 31 10 2018. Për t’iu përgjigjur pyetësorit duhen rreth 30 minuta. Përgjigjuni pyetjeve, duke shënjuar alternativën më të mirë për opinionin tuaj.

Dhe në fund, mos harroni të shtypni “Dërgo” për të na nisur përgjigjet tuaja.

Nëse dëshironi, ju mund të merrni pjesë në lotarinë për tre kuponë, me vlerë prej 100 euro secili, nëse plotësoni të dhënat tuaja të kontaktit në përgjigjen tuaj. Emri juaj nuk do të ketë lidhje me pyetësorin.

Mendimi juaj është shumë i vlefshëm për ne! Faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj!

Ulla Siimes

Drejtoreshë Ekzekutive

Suomen Vanhempainliitto

gsm 040 553 0981

 

Micaela Romantschuk

Drejtoreshë Ekzekutive

Förbundet Hem och Skola

gsm 050 336 2016

 
Page 1 / 7